KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e saj se për shkak të një defekti në gypin Ø 300 AC në fshatin Gexhë, ka ndërprerjeje të ujit në disa fshatra deri në sanimin e defektit.
Sipas njoftimit fshatrat që do kanë mbetur pa ujë janë fshati Gexhë,Malësi e Vogël, Ratkovc, Vranjak dhe Bratatin.
“Të nderuar konsumatorë, iu njoftojmë se kemi defekt në gypin Ø 300 AC në fshatin Gexhë.Andaj, për shkak të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë në fshatrat: Gexhë,Malësi e Vogël, Ratkovc, Vranjak dhe Bratatin” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim!Të nderuar konsumatorë, iu njoftojmë se kemi defekt në gypin Ø 300 AC në fshatin Gexhë.Andaj, për shkak të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë në fshatrat: Gexhë,Malësi e Vogël, Ratkovc, Vranjak dhe Bratatin.Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit që konsumatorëve të ju rikthehet sa më parë furnizimi me ujë.Ju faleminderit për mirëkuptim!K.R.U. “Gjakova” Sh.a.17.10.2022