KRU “Gjakova” intervenon në qytet dhe dy fshatra për funksionimin e rregullt të rrjetit

May 24, 2025
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për disa intervenime të rëndësishme të kryera gjatë ditës së sotme, me qëllim të garantimit të funksionimit të pandërprerë të rrjetit.

Sipas njoftimit të bërë në Facebook, reshjet e fundit të shiut kanë sjellë rritje të nivelit të ujërave, çka ka kërkuar aktivizimin e pompës thithëse në kolektorin kryesor të qytetit për të menaxhuar prurjet e larta.

Ndërkohë, në fshatrat Kramovik dhe Qifllak, ekipet teknike kanë ndërhyrë për të eliminuar defektet e paraqitura në rrjetin e ujësjellësit.

“Ekipet tona mbeten në gatishmëri të vazhdueshme, duke monitoruar situatën dhe ndërhyrë në kohë reale aty ku është e nevojshme,” thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”, ku janë bashkëngjitur edhe fotografi nga intervenimet në fjalë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zyrtarët izraelitë akuza: Hamasi vjedh ndihmat humanitare në Gaza! Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Story i radhës

Marrin fund miqësitë në “Ferma Vip”? Dorina Mema: Secili është për të fituar!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë