KRRE të hënën do t’i prezantojë konkludimet nga analizat e reformës së propozuar të sistemit tarifor për energjinë elektrike

min lexim

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) të hënën do të mbajë tribunë publike në të cilën do të prezantohen konkludimet nga analiza e reformës së propozuar të sistemit tarifor për energjinë elektrike, përgatitur nga Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike dhe Fakulteti i makinerisë pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”.

Nga KRRE informojnë se të gjitha dilemat të cilat konsumatorët i kanë dhe ia kanë parashtruar KRRE-së lidhur me tarifimin shkallor janë marrë parasysh në analiza.

“Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifimit shkallor është të formohen bllok tarifa që do të stimulojnë ulje të konsumit të energjisë elektrike gjatë tarifës së lartë ditore, ndërkaq do të stimulohen konsum më të madh në tarifën e lirë të natës, dhe me atë të sigurohet mbrojtje e amvisërive konsumi i të cilave i energjisë elektrike është në suaza të konsumit mesatare në shtet. Me mënyrën e këtillë të tarifimit do të sigurohet qasje e drejtë, përkatësisht ata të cilët shpenzojnë dukshëm sasi më të mëdha të energjisë elektrike nga konsumi mesatar, do të paguajnë edhe çmim më të lartë për të njejtën”, ceket në kumtesën e sotme të KRRE-së.

Nga atje theksojnë se bllok tarifat do të zbatohen vetëm në periudhat e ngarkesave të larta ditore (prej orës 07:00 deri në orën 22:00), përderisa në periudhat e ngarkesës së ulët ditore (22:00 – 07:00) dhe të dielën do të zbatohet çmimi i njejtë.

Story i mëparshëm

Festa që po tmerron opozitën

Story i radhës

Ahmeti: Sa bukur dukej sheshi Skënderbeu mbrëmë, të festojmë edhe në Tetovë

Të fundit nga