KRRE nesër vendos për tarifën e re të energjisë elektrike, Mickoski: Do të jetë rritje minimale

December 1, 2024
1 minut lexim

Komisioni rregullator për energjetikë nesër në konferencë për shtyp do t’i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike (MEPSO, Elektro-distribuimi, MEMO).

SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.
Kryeminsitri Hristian Mickoski tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me i pasë një milion ‘followers’ nuk ishe këtu”, debat i ashpër mes Leos dhe Xhenetës

Story i radhës

Provokuan gjatë 28 nëntorit me flamurin serb, lirohen qytetarët serb të Kumanovës?!

Të fundit nga

ShkoLartë