Atleti kroat Ante Zhivkoviq ka befasuar të gjithë në kryeqytetin e Kosovës, duke triumfuar në Maratonën e Prishtinës.
Një garë jashtëzakonisht interesante, ndërsa Zhivkoviq ishte më i shpejt me kohë të kaluar për 2 orë e 40 minuta.
Është një fitore e bujshme e kroatit në Maratonën ndërkombëtare (42 kilometra e 195 metra).
Pas tij renditet Erzen Zyberaj. Atletii ynë është i kënaqur me rezultatin duke e cilësuar shtegun të mirë. nga ana tjetër, Zhivkoviq, tha se gara ka qenë e mirë por dhjetë kilometrat e fundit ishin më të vështira.
“Për herë të parë jam këtu. Më pëlqen qyteti, njerëzit janë të afërt”, ka thënë Zhivkoviq.
Në maratonë garuan 784 garues.