Kosova U20 sot shkaktoi senzacion, mposhti Kroacinë me rezultat 63:60, në ndeshjen që u zhvillua në Shkup.
Federata e Basketbollit e Kroacisë, ka komentuar në faqen e saj, se ka qenë një ndeshje me përfundim emocionues!
“Në ndeshjen e xhiros së dytë të Kampionatit Evropian për juniore (femra) në Shkup, Kroacia pësoi humbjen e dytë. Kosova festoi pas një përfundimi emocionues 60:63.
Kroatet u futën më mirë në ndeshje dhe të udhëhequr nga lojtarja Line Striliç arritën në avantazh dyshifror 16:4 dhe në fund të çerekut të parë kosovaret e ngushtuan atë në 18:11.
Kosova
Pas një trepikëshi të Diellza Dekaj dhe Agnesa Rrahmani, rezultati ishte i barabartë në minutën e 25-të (25:25). Monika Crnjac (2), Lana Beshliq (3) dhe Nika Kurdija (1) e rikthejnë Kroacinë në avantazh të konsiderueshëm (31:25), por trepikëshi si arma më e fortë e lojtareve nga Kosova ndaluan sulmin e lojtareve të trajneres Cvetana Matiq. Këtë herë shënoi kundër Astera Tuhinës për 31:28, dhe Kroacia shkon në pjesën e parë me shtatë pikë epërsi (36:29) falë pikëve të Nika Kurdija në fund të çerekut të dytë.
Kroacia
Kroatet treguan një lojë më të qëndrueshme në hapjen e çerekut të tretë. Ishte një kohë kur Kroacia dukej se po shkonte drejt një fitoreje të sigurt. Pas dy minutash e gjysmë lojë ishte +10 (42:32). Së shpejti, Jelena Ljubosh realizoi tre pikësh për 45:32.
Në vend që të mbyllej loja, pati një periudhë loje me shumë gabime, të cilën Agnesa Rrahmani e ndëshkoi me pesë pikë radhazi. Astera Tuhina iu bashkua me dy, dhe sa hap e mbyll sytë, kosovaret ishin të arritshëm për pesë pikë (47:42). Helena Galuniq theu agjërimin kroat nga linja e gjuajtjeve të lira (49:42), dhe me hyrjen në çerekun e fundit, kundërshtaret kishinshkurtuar epërsinë në 49:44.
Drama ishte e pashmangshme. Edhe pse trepikëshi i Line Striliç bëri që Kroacia të jetë në +6 (54:48).
Tuhina dhe Rrahmani sollën një kthesë (54:55) që u konfirmua nga Arbe Hashani me një trepikësh për serinë 10:0 të Kosovës dhe epërsinë 54:58.
Lea Marshiç dhe Striliç barazuan (në 1:26) para fundit në 58:58, dhe pas rasteve të humbura nga të dyja palët, Tuhina shënoi me faull për 58:61. Marshiç arriti të zgjasë shpresën që Tuhina e shuan nga gjuajtja e lirë për 60:63 finale.
Te skuadra fituese u dallua Tuhina me 28 pikë dhe Rrahmani me 19 pikë. Për Kroacinë, Striliç shënoi 16, Crnjac 12, dhe Kurdija 11 pikë.
Të hënën, duke filluar nga ora 18:45, Kroacia takohet me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut”, – komenton faqja e Federatës së Basketbollit të Kroacisë.