Kroatët janë specialistë të shtesave e penalltive

Ne ballkanasit etiketohemi shpesh si baruti i Europës, kjo si rrjedhojë e një temperamenti të nxehtë, por njëkohësisht edhe të fortë, në të mirë e në të keq, në të gjitha sferat e jetës.

Dhe kroatët, në aspektin sportiv, janë shembulli më i mirë për t’u marrë, duke qenë se ndaj Brazilit konfirmuan se nuk dorëzohen kurrë, edhe pse shumë larg teknikisht e taktikisht sesa rivalët, të paktën në letër.

Madje, kroatët janë shndërruar në shembullin e qëndrestarëve, duke qenë se shifrat thonë se në 4 edicionet e fundit ndërkombëtare, Europianë e Botërorë, kanë luajtur 7 sfida mes kohës shtesë dhe penalltive.

Por nëse brenda 120 minutave numërojnë dy eliminime nga 3, nga lotaria e penalltive nuk kanë gabuar asnjëherë, siç tregon tabela më poshtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident tek ura e Sarajit

Story i radhës

Ka një arsye pse ju e urreni zërin tuaj

Të fundit nga