Kroatët i japin goditje të rëndë Vujoviqit për skandalin

Komisioni disiplinor i Federatës Kroate të Hendbollit i ka dënuar përfaqësuesit e klubit të hendbollit Nexe nga Nashica për incidentin në ndeshjen me Zagrebin.

]Delegati i ndeshjes u godit qëllimisht nga hendbollisti slloven Marko Bezjak dhe ndeshja u ndërpre.

Sreçko Iliç, gjyqtar i disiplinës, e dënoi Bezjakun me 12 muaj dhe Andrazh Velkvarh me katër ndeshje.

Veselin Vujoviq është suspenduar me tre muaj nga pozita e trajnerit, ndërsa së fundi është shkarkua edhe nga pankina e klubit.
Klubi u gjobit me 4000 euro.

Ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 10:0 për Zagrebin.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë me një sërë vendimesh të gjyqtarëve.

Në një moment të gjithë e sulmuan delegatin, e në mesin e skandalit  ishte edhe Veselin Vujoviq, trajneri i këtij klubi.

Story i mëparshëm

Këngëtarja shqiptare: Emrin tim e shes vetëm për 10 milionë euro

Story i radhës

“Ushtri e përbashkët me 5 mijë trupa”, konferenca e kryeparlamentarëve të vendeve të BE miraton krijimin e forcës për t’ju përgjigjur krizave

Të fundit nga