Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq përshëndeti aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe i uroi vendit sukses, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat e Kroacisë”, shkroi Plenkoviq në median sociale.
Ai ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, si dhe qytetarët e Kosovës.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti sot dorëzoi zyrtarisht aplikim e nënshkruar në Republikën Çeke, e cila aktualisht kryeson Bashkimin Evropian.
Kërkesa iu dorëzua ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikulash Bek.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me këtë hap, Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Washington-it, Marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vuçiq kritikoi komunitetin ndërkombëtar dhe partnerët perëndimorë për mosrespektimin e marrëveshjeve.