Kroacia “feston” Vitin e Ri 2023 me euro! Do i bashkohet zonës Shengen pas mesnate, shteti i parë pas gati 11 vitesh!

December 31, 2022
1 minut lexim

Në vitin e ri, Kroacia do të bëhet vendi i fundit që do t’i bashkohet Eurozonës dhe zonës Shengen, një lëvizje që presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se e bën BE më të fortë.

Nga e diela, vendi do t’i bashkohet komunitetin prej 347 milionë evropianësh që përdorin monedhën euro, tha von der Leyen në një deklaratë.

“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi. Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.”

Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë shërbimit për t’i përgatitur për shpërndarjen e monedhës.

Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër prej vetëm 14 ditësh.

“Është mirë të keni para në dorë sepse sistemi bankar do të jetë në tranzicion gjatë fundjavës,” paralajmëroi Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate.

“Rrjedhimisht, as kartat dhe as ATM nuk do të funksionojnë, kështu që është mirë të keni para kesh për çdo rast. Më 2 janar, gjithçka duhet të funksionojë normalisht.

Kroacia do të bëhet gjithashtu vendi i parë që do t’i bashkohet zonës Shengen në 11 vjet.

Kjo do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirshëm midis saj dhe vendeve anëtare të BE-së pa kontrolle kufitare.

Por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një rritje të sigurisë përgjatë kufijve të saj me vendet e saj jashtë BE-së, si Bosnja dhe Serbia.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të përballosh shkarkimin nga puna?

Story i radhës

OKB do të marrë mendimin nga GJNP rreth pushtimeve të Izraelit në Palestinë

Të fundit nga

ShkoLartë