​Kroacia e Maroku përballen për vendin e tretë në Kupën e Botës

December 17, 2022
1 minut lexim

Nga 206 kombëtare që ishin pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës, dy vendet e para të Grupit F, Kroacia dhe Maroku do të përballen për vendin e tretë, respektivisht të katërt të turnet.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Khalifa International” në Doha.

Të dy kombëtaret duhet të rikuperohen nga fakti që nuk arritën në finale, dhe të paktën të fitojnë të bronztën dhe një shumë afro 2 milionë euro.

Në gjysmëfinale Kroacia u mposht nga Argjentina me rezultat bindës 3:0, kurse Maroku pësoi humbje nga kampioni aktual botëror, Franca me shifrat 2:0.

Takimi i fundit mes Kroacisë e Marokut daton në fazën e grupeve të këtij Botërori, ku ndeshja u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Fakt interesant është që vetëm një herë në histori të Kupës së Botës, ndeshja për vend të tretë ka shkuar në vazhdime, ku Franca e kishte mposhtur Belgjikën 4:2, me dy golat e fitores të shënuar gjatë vazhdimeve në vitin 1986.

16:00 Kroacia – Maroku (Stadiumi Khalifa International)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ua ndjej shumë mungesën”, blogerja Sara Hoxha përlotet në rrëfimin e saj

Story i radhës

Moti i keq sjell përmbytje në Shkodër, shumë banesa në rrezik

Të fundit nga

ShkoLartë