Kroacia dhe Hungaria në finalen e Evropianit në Split

1 minut lexim

Kombëtarja e Kroacisë do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian të vaterpolos, në Split, kundër Hungarisë, pasi që në gjysmëfinale mundi Italinë me 11:10 (3-2, 3-3, 3-3, 2-2).

Kroatët iu bashkuan Hungarisë në finalen e madhe dhe betejën për titullin kontinental.

Jerko Marinic Kragic shënoi katër gola për Kroacinë, Andrija Bašić shtoi tre, Konstantin Kharkov dy dhe Marko Zuvela dhe Rino Burić nga një, ndërsa Françesko Di Fulvio, shënoi tre gola për Italinë.

Në finalen e së shtunës, Kroacia do të tentojë përballë publikut në Split, të shfrytëzojë avantazhin vendas dhe të arrijë deri te medalja e artë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet kostoja e ndërtimit

Story i radhës

​Banka Qendrore Evropiane rrit normat e euros për herë të dytë

Të fundit nga