Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga stuhia

July 21, 2023
1 minut lexim

Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun.

Në Banja Llukë është raportuar se erërat i kanë shkulur edhe drunjtë.

Për stuhi është raportuar të premten edhe në disa zona të Krociasë, në Istri e më pas edhe në Zagreb.

Erërat kanë shkaktuar dëme edhe atje dhe një person është raportuar të jetë plagosur në Novigrad, shkruan REL.

Në Kvarner dhe Istri është raportuar për shumë dëme të shkaktuara nga erërat përfshirë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, ndërprerje të energjisë dhe rritje të sasisë së ujit nëpër rrugë.

Autoritetet kanë thënë se kanë pranuar mbi 300 thirrje nga qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar vetëm të premten.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkohen veprime më të ashpra kundër Qeverisë pas miratimit të Ligjit për Pagën Minimale

Story i radhës

Tragjedi në Shqipëri, mbyten babai me dy djemtë në liqen

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë