Krizë rezultatesh te City, Guardiola i qetë

November 24, 2024
1 minut lexim

Manchester City pësoi një humbje të thellë kundër Tottenham në Etihad, duke regjistruar humbjen e pestë radhazi, diçka që Pep Guardiola nuk e kishte përjetuar kurrë, as si lojtar dhe as si trajner.

Nuk janë ditët më të mira për ekipin “citizen”, por trajneri nga Santpedor beson se si ai ashtu edhe skuadra e tij janë të aftë të përmbysin këtë situatë të pazakontë për ta.

“E filluam shumë, shumë mirë… por nuk arritëm të shënonim. Dhe më pas pësuam gola, dhe tani për tani është më e vështirë për ne emocionalisht. Por, në tetë vite, nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë, tani na takon ta përjetojmë dhe duhet ta kalojmë duke fituar ndeshjet e ardhshme, veçanërisht atë që vjen…”, u shpreh trajneri.

Sipas Guardiolës, këto humbje nuk janë thjesht çështje taktike: “Nuk është çështje taktike kur humb këtë lloj ndeshjesh ose kur ndodh në këto situata. Sigurisht, ka detaje, por në këtë situatë ajo që ka rëndësi është si reagojmë. Dhe nuk mendoj se kur humb tri ndeshje radhazi në Premier League, arsyeja është taktika… Ndonjëherë duhet ta përjetosh, ndonjëherë nuk gjenden arsyet. Përpiqemi t’i gjejmë, por ndonjëherë ndodhin. Dhe duhet ta pranojmë. Jeta nuk është gjithmonë, në futbollin modern, ajo që dëshiron. Por do të ringrihemi dhe do t’ia dalim…”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një në 10 lindje në Shqipëri janë të parakohshme, mjekët shpjegojnë arsyet

Story i radhës

Toka është anuar pothuajse një metër – shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë