Krizë në martesën e reperit Agon Amiga

July 18, 2023
1 minut lexim

Reperi Agon Amiga po përflitet se po kalon një krizë në martesën e tij. ‘Prive’ mëson se raporti i tij me bashkëshorten Egzona nuk është në ditët më të mira.

Sipas asaj që shihet, Egzona nuk e ndjek Agonin në rrjetet sociale, e madje as familjarët e tij.

Dyshja janë fokusuar tek rritja e djalit të tyre, por ende nuk kanë rregulluar raportin mes tyre.

‘Prive’ raporton se nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por për një krizë. Kjo nuk është hera e parë që çifti kalon një krizë të tillë.

Kujtojmë se ata u martuan në vitin 2013, u ndanë në 2015, e më pas i dhanë një shans njëri-tjetrit. Agoni u zhvendos në Gjermani për të jetuar me familjen, por mesa duket problemet nuk i paskan lënë pas.

Ndërsa, reperi Agon Amiga u rikthye në muzikë pas 5 vitesh, duke sjellë në tregun muzikor projektin me Lyrical Son, ‘Kaluese’.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe sot shumë nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë

Story i radhës

Babai me vajzën shkuan për të prishur martesën, plas dhuna mes miqve – tre përfundojnë në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë