Presidenti Putin është pyetur nëse ai mund të përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë.
Ai i referohet komenteve të mëparshme të kancelarit Scholz se brezi i tij nuk mund ta imagjinojë luftën në Evropë – por thekson se kontinenti ka parë luftë në Jugosllavi në vitet 1990, të cilën ai pretendon se ishte iniciuar nga NATO, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë dhe kështu ka paraqitur propozime për fillimin e një procesi negociator – por ai thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Rusisë.
Megjithatë, ai shton se ka ende çështje të paraqitura nga NATO dhe SHBA, të cilat mund të diskutohen.