Kriza në Kushtetuese, Baçi: Holta Zaçaj s’ka pse të hyjë në labirinthe politike/ Shabani: Venecia mund të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit

December 14, 2024
1 minut lexim

Kriza e krijuar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të kohës se kur përfundon mandati i Holta Zaçaj, kryetare e kësaj gjykate, është diskutuar në “Opinion” në News24.

Analisti Agim Baçi duke folur për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, tha se zëvendësimi i anëtarëve bëhet që asnjë nga institucionet e emërtesës: Gjykata e Lartë, Kuvendi dhe Presidenti, të mos dominojnë këtë institucion. Baçi tha se Holta Zaçaj është anëtare e Kushtetueses që zëvendësoi një tjetër anëtar, për shkak të procesit të reformimit të drejtësisë. Në këtë kuadër, Baçi tha se Zaçaj nuk kishte mandat të plotë. “Ajo pretendon se duhet të përfundojë mandatin në fund të 2025-ës”, tha analisti.

Baçi tha se persona të tillë që përfaqësojnë ligjin nuk kanë pse të hyjnë në labirinthe politike. Analisti u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, por zbatohen.

Por Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje, shprehet se ka një presion që vjen nga pushteti.

Holta Zaçaj kërkoi një interpretim nga Komisioni i Venecias. Këtë interpretim s’mund ta bëjë Gjykata Kushtetuese pasi janë në konflikt interesi. Ky interpretim mund të na ndihmonte në të ardhmen, pra si do të veprohet me zëvendësimin e anëtarëve, kur i përfundon mandati një anëtari”, tha Shabani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Analisti zbërthen skenarin e takimit të 17 dhjetorit/ Zbulon arsyet që nuk do të sjellin marrëveshjen finale – ka këtë paralajmërim!

Story i radhës

Perinski: Me këtë transport publik që ka Shkupi, shumë e vështirë të ulet ndotja e ajrit

Të fundit nga

ShkoLartë