Kriza globale për fibra optik vë në rrezik axhendat dixhitale

min lexim

Një krizë botërore e kabllove të fibrave optike me çmime të cilat kanë arritur majat, rrezikojnë planet ambicioze të kompanive të telekomunikacionit për ndërtimin e infrastrukturave me teknologjitë më të fundit.

Evropa, India dhe Kina janë më të prekurat nga rritja e çmimeve të fibrës optike me 70% nga nivelet më të ulëta prej 3.7 dollarësh në Mars të 2021 në 6.3 dollarë për kilometër sot.

Të dhënat vinë nga kompania inteligjencës së tregut të telekomunikacionit Cru Group. Edhe pse pandemia shtyu operatorët e telekomunikacionit në mbarë botën të ulin çmimet përballë një kërkese në rritje për internet, kjo çoi në një krizë të lëndës së parë siç është fibra optike.

Kompani si Amazon, Google, Microsoft dhe Facebook po zgjerojnë qendrat e të tyre të të dhënave për të përballuar kërkesën duke shtrirë edhe kabllo optikë nënujor dhe lidhur kontinente.

Ka pasur një krizë për lëndën e heliumit që është materiali i parë për prodhimin e xhamit të fibrës optike. Çmimet e këtij elementi janë rritur me 135% në dy vitet e fundit.

Një tjetër komponent kyç në prodhimin e këtyre fibrave është tetrakloridi i salikonit i cili është rritur me 50% në kosto. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Monika Kryemadhi tregon planet pas largimit nga drejtimi i LSI

Story i radhës

Burri në Kinë shpëtoi dyvjeçaren që po binte nga kati i pestë – pamjet tregojnë momentin dramatik

Të fundit nga