Kriza ekonomike/ Rexhepi: Nuk ka ulje të mjeteve buxhetore të destinuara për projekte kapitale

November 1, 2022
min lexim

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po investon si asnjëherë më parë mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore. Në vazhdimësi jemi duke punuar në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, gjë që shihet edhe nga projektet e shumta që po i realizojmë në mbarë vendin, thotë në një intervistë për “Loklal” Bekim Rexhepi – zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ai thekson se Qeveria është e fokusuar fuqishëm në ndërtimin e seksioneve autostradë të Korridorit 8, autostradave, si dhe në rehabilitimin dhe rikonstruksionin e rrugëve kryesore dhe rajonale.

Javën e kaluar kemi filluar ndërtimin e Korridorit hekurudhor 8 në lindje dhe deri në fund të vitit presim të fillojmë ndërtimin e autostradës së Korridorit 8 dhe korridorit 10E. Sa i përket projekteve të tjera të planifikuara për këtë vit, mund të them lirisht se ato realizohen pa probleme dhe në vazhdimësi. Këtu do të rendisja projektin për rrugët lokale, për ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësave, për digën e Otinjës, për përmirësimin e pikave kufitare etj., thekson Rexhepi.

Këtë fundjavë u mbajt ceremonia me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit VIII hekurudhor, seksioni Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallankë. Ndonëse kemi pritur me dekada lidhjen hekurudhore me fqinjin tonë lindor, a është ky një hap në drejtimin e duhur drejt kësaj “marrëveshjeje”?

Po, fillimi i këtij projekti është pjesë e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërtimi i kësaj hekurudhe është një parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin, dhe për këtë arsye në periudhën e mëparshme ne u përkushtuam fuqishëm për të gjitha ato procedura të nevojshme për të zgjedhur një kontraktor cilësor që do të përfundojë ndërtimin. Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur, hekurudha është prioritet dhe duhet të ndërtohet. Ne kemi afate të sakta me kontraktorët dhe marrim përsipër që brenda këtyre afateve t’i përfundojmë dy seksionet nga Kumanova në Benjakovcë dhe nga Benjakovca në Kriva Pallankë.

Për pjesën e tretë të Korridorit 8 lindor, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, është miratuar projekti i infrastrukturës dhe ekipet tona me ekipe nga Republika e Bullgarisë tashmë janë duke punuar në procedurat për tunelin e përbashkët dhe stacioni i përbashkët hekurudhor.

Presim që në vitin e ardhshëm të shpallet një thirrje publike dhe të fillojë ndërtimi i këtij seksioni të fundit të lidhjes hekurudhore në Lindje, ku tashmë kemi në dispozicion 61 milionë euro nga programi IPA si dhe 155 milionë euro nga VBIF – Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.

Periudhën e fundit janë duke u promovuar ndërtesat kolektive të banimit. A planifikoni ta zhvilloni më tej këtë projekt, duke pasur parasysh karakterin social të vendit? Ku mendoni se nevojitet më shumë ky lloj ndërtimi?

Në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve kemi paraparë mjete vetëm për ndërtimin e objekteve sociale. Në 4 vitet e fundit janë ndërtuar dhe janë në ndërtim gjithsej 853 banesa sociale. Prej të cilave: Probishtip 48 i përfunduar – thirrja publike është shpallur në gusht, Vinica 36 e përfunduar – thirrja publike në vazhdim, Sveti Nikollë 48 e përfunduar – thirrja publike në vazhdim, Gostivar 70 e përfunduar – shpërndarë, Negotinë 62 – në fazën finale Demir Kapija 16 – në fazën finale Gjevgjelia 52 – në fazën finale, Butel 312 – në vazhdim, Veles 29 – në vazhdim, Koçani 34 – në vazhdim, Pehçeva 36 – në vazhdim, Saraj 59 – fillimi i ndërtimit, Makedonski Brod 10 – ndahet. , Strumicë 37 – alokuar .

Kriza ekonomike çoi në shkurtimin e shumë projekteve dhe imponoi masa shtrënguese në çdo aspekt nga ministritë. Si jeni dakord me rekomandimet e Qeverisë dhe a do të shkurtojë kriza disa nga projektet e ardhshme të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve?

Projektet kapitale realizohen me dinamikë të pandërprerë. Nuk ka ulje të mjeteve buxhetore të destinuara për projekte kapitale. Për shkak të krizës botërore dhe konfliktit në Ukrainë, ka një prolongim të lehtë, por të gjitha projektet kapitale zbatohen vazhdimisht. Në kushtet e krizës energjetike, lirisht mund të mburrem se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është një nga ministritë ku në këtë periudhë ka treguar disiplinën më të madhe në kursimin e energjisë elektrike në kushtet e krizës. Kemi ulur konsumin e energjisë elektrike deri në 30%, duke u dhënë shembull institucioneve të tjera dhe qytetarëve se në kohët e kësaj krize globale energjitike mund të kursehet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaka: Më bëjnë krenar për veten, për shokët e skuadrës

Story i radhës

Sony ka shitur 25 milionë konsola PS5

Të fundit nga

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është
ShkoLartë