Në seancën e sotme qeveritare të 28-të me radhë janë miratuar masat për uljen e shpenzimeve në sektorin publik, bëjnë të ditur nga Qeveria.
Me këto masa, të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë janë të obliguar që të ulin shpenzimet për mallra dhe shërbime për 10% dhe të dorëzojnë propozim përkatës për racionalizim të shpenzimeve deri te Ministria e Financave më së voni deri më 21 mars.
Masat për racionalizim ndalojnë fillimin e procedurave të reja për furnizim të orendive dhe veturave, përveç se për aktivitetet të domosdoshme për punë të institucioneve me pëlqim paraprak nga Qeveria, qëndron më tej në njoftim.
Qeveria gjithashtu i ka obliguar të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe personat juridik të themeluar nga shteti që për 50% t’i ulin shpenzimet për reprezentim, dhe reklama, si dhe shfrytëzim të veturave zyrtare.
Do të ulen edhe udhëtimet zyrtare dhe numri i anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Qeveria i obligoi edhe ndërmarrjet publike dhe Shoqëritë Aksionare në pronësi të shtetit që të ulin shpenzimet për 15% dhe për këtë të njoftojnë Qeverinë në afat prej 15 ditësh.
Racionalizim të shpenzimeve Qeveria ka kërkuar edhe nga trupat rregullatorë, njësitet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet komunale dhe drejtoritë të tjera të cilat janë nën kompetencë të komunave, që të racionalizojnë shpenzimet.
Ky obligim për të racionalizuar shpenzimet vlen deri në fund të vitit 2022.