Përmisimi I standarit ekonomik mbetet prioritet I kësaj Qeverie, thonë nga LSDM. Sipas tyre edhe në kohën e krizës ekonomike botërore Qeveria vazhdon të rris pagat.
Dhe në këto kushte pagat vazhdojnë të rriten. Paga mesatare për muajin maj është 31.407 denarë, që është për 9,4 për qind më e lartë se në vitin 2021. Nga muaji i ardhshëm do të ketë rritje të pagave në arsim, mbrojtje të fëmijëve, polici dhe mbrojtje, deklaroi Bogdanka Kuzevska nga LSDM.
Ndërsa nga opozitarja VMRO-DPMNE akuzojnë partinë në pushtet se për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë ekonomia e vendit është në kolaps.
“Për shkak të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së LSDM-së dhe Kovaçevskit, Maqedonia është një nga vendet më të korruptuara në Evropë, të cilën investimet e huaja e shmangin në një hark të gjerë. Rreth gjysmë milioni banorë jetojnë në varfëri me vetëm 150 denarë në ditë, ndërsa vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë mbyllur rreth 4000 ndërmarrje”,reaguan nga VMRO-DPMNE.
Sakaqe si pasoj e krizës energjetike, ditë më pare edhe kryeministri I vendit Dimitar Kovaçevski i paralajmëroi qytetarët për një dimër nga më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore.