Kriza e shkaktuar nga konflikti ruso-ukrainas reflektoi edhe mbi buxhetet e institucioneve shtetërore. Qeveria të martën miratoi masa për kursim në sektorin publik, dhe secili që nuk do t’i respektojë këto vendime, do të sanksionohet.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë deri tani ka deklaruar se përballemi me krizën më të vështirë ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore, por që me masa të mira dhe kursim do të tejkalohen të gjitha sfidat.
Ai dje deklaroi se çdo furnizimi i mobiljeve dhe automjeteve nga ana e institucioneve shtetërore, duhet të miratohet nga Qeveria, ndërsa kontrollin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime dhe për përfaqësim dhe reklamim do ta kryejë Ministria e Financave e cila ka kontroll në bazë ditore për punën e institucioneve shtetërore. Ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, sërish, do të kenë obligim tre muaj të dorëzojnë raporte financiare në Komisionin për Sistem Ekonomik, që pastaj ato të shqyrtohen dhe miratohen nga Qeveria.
“Secili që nuk do ta respektojë atë vendim do të sanksionohet sipas ligjeve për shoqëri tregtare dhe për marrëdhënie pune, paralajmëroi Kovaçevski, gjatë vizitës në fabrikën “OHIS”.
Запрете го растот на габични инфекции и ослободете се од чешањето на едноставен начин.
Kovaçevski do ta zvogëlojë edhe numrin e këshilltarëve dhe sipas paralajmërimeve do të ketë numër më të vogël të këshilltarëve nga të gjithë kryeministrat tjerë para tij. Ai dje zbuloi se me riorganizimin e Kabinetit të tij, një pjesë e këshilltarëve më nuk do ta kenë atë detyrë, një pjesë e tyre do të punojnë në punët e linjave të njësive organizuese për të cilat janë të specializuar sipas kualifikimeve të tyre.Masat e racionalizimit parashikojnë ndalimin e fillimit të procedurave të reja për furnizimin e mobiljeve dhe automjeteve, ndërsa shfrytëzuesit buxhetor dhe personat juridik të krijuar nga shteti do të duhet të ulin 50 për qind shpenzimet e përfaqësimit, sponsorizimeve dhe reklamave, si dhe përdorimin e automjeteve zyrtare. Zvogëlohet edhe numri i udhëtimeve zyrtare dhe numri i anëtarëve të delegacioneve që udhëtojnë jashtë vendit.Për 15 për qind zvogëlohen edhe shpenzimet rrjedhëse të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi shtetësore, dhe sipas kësaj, ato duhet t’i përpunojnë planet e tyre financiare dhe programet e investimit dhe në afat prej 15 ditësh ta informojnë Qeverinë.Edhe trupat rregullator ,njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike lokale dhe institucionet tjera nën kompetencë të komunave u rekomandohet t’i ndjekin këto masa qeveritare dhe të ndërmarrin aktivitete për racionalizimin e shpenzimeve të tyre.Paraprakisht, Qeveria miratoi pako me 26 masa antikrizë me qëllim që të ruhet standardi jetësor i qytetarëve dhe likuiditeti i kompanive në kushte kur ka rritje të çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë dhe derivateve të naftës. Për një pjesë të prodhimeve ushqimore bazë janë zvogëluar marzhat, ndërsa prej sot pa TVSH do të shitet, buka, mielli, qumështi me yndyrë prej 2 për qind, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqeri i bardhë, vaji i lulediellit, mishi, orizi i bardhë dhe vezët.Çmimet e karburanteve, sillen në nivel ditor në bazë të Rregullores së ndryshuar për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendime për ndryshim të çmimeve të karburanteve nëse llogaritja e çmimit të cilitdo derivat të naftës shkon lartë-poshtë për dy denarë. Për llogaritje merret mesatarja e kotacioneve pesëditëshe paraprake të bursës dhe aspak nuk ndikon çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Evropa gjendet në luftë. Në Ukrainë udhëhiqet luftë, Rusia po kryen agresion ushtarak mbi Ukrainën, dhe gjithë kjo ka ndikuar vetëm negativisht dhe me pasoja të gjera në çmimet e ushqimeve, plehrave, çmimet e lëndëve të para, veçanërisht hekuri, qymyri dhe lëndët e tjera të para bazë. Të gjitha 26 masat që Qeveria i miratoi javën e kaluar janë pikërisht për t’i adresuar këto sfida me të cilat përballemi, por edhe mbarë ekonomia botërore”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.