Kriza e peshkimit në Shqipëri, shkak rritja e naftës dhe pakësimi i peshqve

June 26, 2022
1 minut lexim

Rritja e çmimit të naftës dhe ulja e rezervave të peshkut në Shqipëri e ka futur sektorin e peshkimit në një krizë të plotë.

Kjo krizë është reflektuar edhe në treg. Çmimet e peshkut dhe prodhimeve të detit janë rritur ndjeshëm.

“Për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe prodhimit të ulët çmimi është shumë i lartë, kostot janë shumë të larta dhe më të goditurit janë barkat e peshkimit. Urojmë të mbarojë sa më parë lufta atje”, shprehet Klodian Kapiti, kreu i sindikatës së peshkatarëve.

Ndikimi i menjëhershëm që pësoi çmimi i naftës në bursë pas luftës në Ukrainë dhe në tregun vendas të karburanteve e ka dëmtuar ndjeshëm këtë sektor jetik për qytetin bregdetar të Durrësit.

“Sot çmimi është 180 lekë/litër dhe sipas llogarive që bëjmë ne nëse nafta kalon 60-70 lekë/litër peshkimi është në deficit. Është marrë vendim që pas datës 1 korrik do të jetë çmimi i bursës minus 40 lekë për peshkimin.”

Të premten, flota e peshkimit kishte njoftuar fillimin e një greve të përgjithshme, por pas një takimi të zhvilluar pasditen e 23 qershorit mes përfaqësuesve të sektorit dhe ministrive të linjës, ajo e Financave dhe Bujqësisë, është arritur një marrëveshjeve që pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit korrik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këngëtarja Mejreme Kurti sjell një këngë mjaft të bukur dasme

Story i radhës

​Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë

Të fundit nga

ShkoLartë