Kriza e Gjermanisë?

September 12, 2023
1 minut lexim

Rudi Voller është përzgjedhur trajneri i Gjermanisë për miqësoren e së martës në mbrëmje kundër Francës.

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit, shkarkuan Hansi Flick nga posti i trajnerit pas humbjes 1-4 në miqësoren me Japoninë.

Katër herë kampionët e botës ndodhen në krizë rezultatesh, pasi në pesë sfidat e fundit kanë regjistruar një barazim dhe katër humbje!

Voller u shfaq i sinqertë në konferencën për shtypin përpara ndeshjes me Francën. Aty ku deklaroi se aventura e tij në stolin e Gjermanisë do të zgjatë vetëm 90 minuta.

“E kam për detyrë t’i jap një dorë skuadrës në këtë moment situatë. Më pas do të përpiqem të mbështes sa të mundem trajnerin e ri…

Pavarësisht ndeshjes së nesërme, është e rëndësishme të gjejmë sa më shpejt trajnerin e ri të Kombëtares. Kjo është detyra kryesore.

Kriza e Gjermanisë? U eliminuam nga faza e grupeve në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi.

Është e qartë që diçka nuk shkon.

Edhe pse në këto momente nuk po duken fare, ne ende kemi futbollistë shumë kreativë dhe të shpejtë.

Kemi futbollistë që mund të zhvillojnë një Europian si protagonistë në verën e ardhshme.

Franca? Sigurisht që ata janë favoritët për fitimin e ndeshjes së nesërme”, u shpreh ish-sulmuesi i njohur gjerman.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putin flet për luftën në Ukrainë: Kundërofensiva e tyre ka dështuar

Story i radhës

Eksploruesi amerikan pas tetë ditësh shpëtohet nga shpella në Türkiye

Të fundit nga

E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të
ShkoLartë