Kriza e energjisë elektrike, Rama: Po bëhet studim për familjet e pasura! Kush ka më shumë do paguajë më shumë!

March 31, 2022
min lexim

Në seancën e sotme plenare, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për krizën energjitike. Ai ka përmendur faktin se familjet e pasura do të paguajnë më shumë.

“Duke vazhduar me pikat e tjera, do thosha që është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, Europë e më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Një agresion ushtarak nga Rusia në Ukrainë. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt. Është realisht e pandershme dhe pa nder sepse fakti është që e gjithë bota është në këtë situatë, jo veç Europa. Por edhe Australia. Këtu dua t’i kthehem atij momenti që dola dhe lajmërova se po hynim në një fazë kritike për sa i përket nevojës për energji elektrike.

Dolët dhe të gjitha i thatë, por të vetmen gjë që duhej thënë nuk e thatë. Që kjo ishte e vërteta, ishte një fakt. Kriza energjitike filloi përpara luftës, kur askujt nuk i shkonte ndërmend se do vinte lufta. Kriza energjitike sponsorizoi nga faktori që solli luftën. Tani jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmime. Jo më larg se mbrëmë, ministri i ekonomisë gjermane lajmëroi se qeveria do prezantojë kufizimin e shtetit me gaz. Gjermania po përgatit planin për kufizimin me gaz të familjeve. Kriza ka arritur të prekë dhe të krijojë një problem në një prej vendeve më të fuqishme. Kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë se do marrim masat përkatëse, as që nuk e imagjinonim që çështja do komplikohej më tepër. Ja ku jemi sot. Kriza energjitike është në një kulm të cilin bota e konsideron të ngjashëm me krizën e vitit 1974.

Nuk e dinim se çfarë ndodhte në atë kohë. Ne i qëndrojmë asaj që kemi vendosur të bëjmë. Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë” – tha Rama

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fury: Nuk kam asnjë plan

Story i radhës

Hisni Shaqiri nesër provomon librin “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”

Të fundit nga

ShkoLartë