Kriza e çmimeve prek turizmin në Shqipëri

min lexim

Kontratat e parapaguara nga turistët e huaj, që në një kohë normale përbëjnë një garanci për turizmin vendas, janë vënë në rrezik nga shtrenjtimi i çmimeve.

Kreu i unionit turistik shqiptar Rrahman Kasa, thotë se kostot e shërbimit janë rritur me rreth 40% që nga koha kur këto kontrata janë nënshkruar, duke sjellë vështirësi për zbatimin e tyre nga operatorët në Shqipëri.

“Ne jemi në kushtet kur 50% e këtyre pagesa janë paguar tek partnerët tanë dhe çmimet janë fiksuar në këto kontrata. Rritja e kostos së hoteleve shkon deri në 40% nëse një hotel është paguar për shërbimin 50 Euro, i bie që kostoja është rritur ne 70 Euro. Kështu që 20 Euro është kosto shumë e madhe dhe partneri ndërkombëtar nuk e paguan dot”.

Në këto kushte mund të ndodhë anulim i kontrave, një skenar që do të krijonte pasoja për të dy palët.

“Është një imazh shumë i keq për Shqipërinë, partneri do të ketë humbje, por mund të shkojmë edhe në gjyqe ndërkombëtare”.

Në këto kushte operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria që të ndërmerren disa masa.

“Për këto hotele ose të japë subvencion, ose të tarifohen me çmimin e vjetër te energjisë ose të ulë diçka nga tatim fitimi që mos të dalin me humbje”.

Për shkak të konfliktit në Ukraninë, turizmi shqiptar parashikohet të ketë një mungesë prej rreth 100 mijë turistësh që vinin çdo vit nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjiko akuzohet për abuzimin e një 15-vjeçareje, vjen reagimi i parë i avokatit të tij (FOTO LAJM)

Story i radhës

Gjykatësi shikon mundësinë që ish-Presidenti Trump të ketë kryer vepra penale

Të fundit nga