Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, tha se stadiumi i Dinamos, “Maksimir” nga Zagrebi është i turpshëm dhe se është çudi se çfarë rezultatesh mund të arrijë kampioni kroat duke luajtur në një objekt të tillë.
Bordi ekzekutiv i shtëpisë evropiane të futbollit u ul në Hvar me iniciativën e presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin, i cili përsëriti kritikat e tij për mediat kroate për gjendjen e dëshpëruar të stadiumit në ‘Maksimir’, ku luhen ndeshjet ndërkombëtare.
“Stadiumi është i turpshëm, sidomos kur mbyllet një tribunë.
Është çudi se çfarë rezultatesh merrni me një stadium të tillë. Ne u japim para të gjitha federatave të futbollit për infrastrukturën.
Për shembull, në Slloveni, 80 për qind e fondeve për stadiume erdhën nga UEFA. Ne kemi fonde, por ato duhet të kontribuojnë së bashku për qeveritë, shoqatat dhe autoritetet lokale”, tha Çeferin, përcjellë ‘Jutarnji list’.