kritikave dhe komenteve negative per paraqitjen ne koncert ja si u pergjigjet egli tako 687ea079e485a

Kritikave dhe komenteve negative për paraqitjen në koncert, ja si u përgjigjet Egli Tako

July 21, 2025
1 minut lexim

Egli Tako është bërë qendra e vëmendjes së rrjeteve sociale pas performancës së saj së fundmi në një koncert, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Paraqitja e saj nuk kaloi pa zhurmë, por këtë herë jo për arsye pozitive.

Përveç komenteve për veshjen që, sipas ndjekësve, nuk i shkonte për shtat një kënge me ngarkesë të thellë emocionale e kombëtare, shumë nga të pranishmit dhe ndjekësit online e kritikuan edhe për interpretimin, duke thënë se ajo thjesht po lëvizte buzët dhe nuk po këndonte live.

Akuzat për “playback” u shoqëruan me ironi dhe zhgënjim, veçanërisht për faktin se bëhej fjalë për një këngë të ndjeshme që kërkon ndjenjë dhe përkushtim.

Lexo po ashtuEgli këndoi “Mora Fjalë” në koncert, Albina Kelmendi flet sërish: Turp, një këngë për heroin e Kosovës të shndërrohet në shou

Por Egli vendosi të mos japë një reagim të drejtpërdrejtë apo të hyjë në polemika.

Në vend të fjalëve, ajo publikoi një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet e qetë brenda një makine, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Image

Egli

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte ‘emoji’ që kishte vendosur, një zemër e kuqe me zjarr, që mund të kuptohet si një shenjë për këto debatet që janë ndezur.

Ky reagim i heshtur, por domethënës, është një mesazh i qartë: Egli nuk e ka ndërmend të lejojë që komentet negative t’i prishin qetësinë apo t’i ndalin rrugën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rasti i spitalit te tetoves rrezon propaganden e vlen it kush po pengon tani punesimet e shqiptareve 687e9bc968a3b
Lajmi i mëparshëm

Rasti i Spitalit të Tetovës rrëzon propagandën e VLEN-it – Kush po pengon tani punësimet e shqiptarëve?

qmk ne maqedoni ka shtate zjarre aktive 687ea9da747bd
Lajmi i radhës

QMK: Në Maqedoni ka shtatë zjarre aktive

Të fundit nga

ShkoLartë