Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka folur së fundmi për librin e tij “Në garë me veten” dhe kritikat e shumta në rrjet.
I ftuar në emisionin “Pardon my french”, Mamaqi deklaroi se komentuesit merren me të sepse ai është gjeni dhe një njeri i mrekullueshëm.
“Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”, deklaroi ai.
Ai u pyet nëse ndihet keq nga komentet teksa tha se në fillim gjithmonë është kundërshtuar dhe më pas është duartrokitur.
“Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen. Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri.
Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot”, deklaroi ai.