Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi zikaltër, që njofton se mesfushori i Kombëtares do të mbajë veshur fanellën e 20-herë kampionëve të Italisë dhe për 4 vite të tjera.
Edhe pse shpeshherë është folur për një largim, Asllani ka zgjedhur që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund te kampi i Interit.
Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar.
Kjo gjë është vlerësuar dhe nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët ja kanë shpërblyer duke i ofruar një kontratë të re mesfushorit shqiptar.
Burimi: botasot.info