Kristjan Asllani fillon të lë gjurmë tek Interi

1 minut lexim

Interi u rikthye nga 2-0 për të barazuar me AS Monaco 2-2 në një miqësore para-sezonale, me Roberto Gagliardini dhe Kristjan Asllani që shënuan golat.

Ishte një fillim shumë i dobët për të zgjedhurit e Simone Inzaghit, të cilët dukeshin të pambrojtur në kundërsulme.

Samir Handanovic u mposht përfundimisht pas tetë minutash kur Golov

Në minutën e 30-të, Ben Yedder dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Gagliardini ngushtoi epërsinw tre minuta para fundit tw pjesws sw parw, kurse barazimin e gjeti futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani në minutën e 60-të.

Andrey Onana gjithashtu bëri përshtypje nga stoli, duke bërë një pritje të dyfishtë për të mohuar golat e Takumi Minamino dhe Gelson Martins.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gold AG lansoi këngën e re “Oj dashni”

Story i radhës

​15 shenja që tregojnë se po e urreni punën

Të fundit nga