Ferizaj, që nga viti 2019 vazhdon traditën e shënimit të 1 Marsi-. Me moton “Mos ma moho të drejtën e lëvizjes”, shoqata e personave me nevoja te veçanta “Handikos”, ka shënuar ditën e Përdoruesve të Karrocave. Me këtë rast është thënë se “Handikos” në Ferizaj, ka për qëllim përmbushjen e së drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas tyre kjo ditë i dedikohet 1.85% të popullsisë botërore që ka nevojë për karrocë, prandaj përveç festës dhe rëndësisë që ka, do të ketë në fokus edhe vetëdijesimin e shoqërisë për pengesat dhe barrierat fizike me të cilat përballen çdo ditë personat me aftësi të kufizuara.
Pjesë e këtij manifestimi ishin struktura komuna, drejtori i shëndetësisë, si dhe ish kryesuesja Kristina Gashi Bytyçi e cila njihet për mbështejten e madhe gjatë tërë veprimtarisë së saj, edhe gjatë kohës sa ishte kryeesuse, por edhe tani.
Aktivitetet e tilla ndërgjegjësuese për institucionet komunale dhe tërë shoqërinë, janë të mirëpritura, sepse kategoria e personave me nevoja të veçanta duhet të jetë prioritet në realizimin e kërkesave dhe ofrimin e shërbimeve, sidomos qasjes e cila është jetike.Sa më shumë mbështesim njerëz me nevoja të veçanta, aq më shumë pasurojmë shoqërinë tonë me vlerat me të larta njerëzore dhe civilizuese