krissy cela shqiptarja qe ndertoi nje mbreteri fitnesi me vlere 70 milione 67e4b0198714a

Krissy Cela: Shqiptarja që ndërtoi një ‘mbretëri fitnesi’ me vlerë $70 milionë

March 27, 2025
min lexim

Krissy Cela është një ndër ato emra që të frymëzon menjëherë. E lindur në Shqipëri, ajo e nisi rrugëtimin drejt një jete më të mirë në mënyrën më të vështirë të mundshme—duke u larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar me një kamion dhe gomone. Por kjo histori nuk ndalet te sakrifica për të emigruar, ajo vazhdon me krijimin e një perandorie që sot vlerësohet me mbi 70 milionë dollarë, të ndërtuar nga zero me pasion, vendosmëri dhe një besim të palëkundur tek vetja.

Krissy është themeluese e EvolveYou, një nga aplikacionet më të suksesshme për trajnime fitnesi për gratë në mbarë botën, dhe bashkëthemeluese e Oner Active, një brand i fuqishëm i veshjeve sportive për femra. Në zemër të çdo produkti dhe programi të saj qëndron një vizion i qartë: çdo grua meriton të ndjehet e fuqishme, e bukur dhe e aftë. Ajo e nisi rrugëtimin profesional si trajnere force ndërkohë që studionte juridik dhe punonte 30+ orë në javë si kameriere. Me shumë përkushtim dhe punë të palodhur, në moshën 24-vjeçare ajo lançoi aplikacionin EvolveYou dhe më pas, në vitin 2020, edhe markën globale të veshjeve Oner Active.

“Më pëlqen të jem gjithmonë në një gjendje jo të rehatshme. Vetëm atëherë ndodhin gjëra të mëdha,” thotë Krissy.

Krissy është më shumë sesa një sipërmarrëse. Ajo është një ambasadore e mirëqenies, një frymëzuese globale, dhe një shembull i fortë për çdo të re shqiptare që ëndërron të arrijë përtej kufijve. Ajo nuk e ka harruar asnjëherë origjinën, dhe vlerat që e rritën – puna e ndershme, përkushtimi dhe familja.

“Dua që trashëgimia ime të jetë se u kam dhënë njerëzve shpresë dhe mundësi për të parë potencialin e tyre, për të ndryshuar rrëfimin e jetës së tyre dhe për të mos e lënë të kaluarën të diktojë të ardhmen.”

Sot, ajo punon me marka të mëdha ndërkombëtare, udhëheq fushata frymëzuese, krijon komunitete globale për gra që duan të ndërtojnë një version më të fortë të vetes, dhe është shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë të jesh shqiptare – me rrënjë të forta dhe ëndrra pa kufij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zemra ime nuk rreh me per berishen sula pd e paperfaqesuar ne elbasan nuk prisja te fitoja primaret 67e4a2fa2006e
Story i mëparshëm

‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan. Nuk prisja të fitoja primaret

maqedonci serbia vazhdon te kete qasje hegjemoniste ne ballkan 67e4e49da7f84
Story i radhës

Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan

Të fundit nga

Futbollisti 21-vjeçar ndërron jetë në fushë

Një tragjedi ka goditur futbollin grek, pasi ka humbur jetën futbollisti 21-vjeçar i Atromitos Piraeus, Alex Bangse. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së së shtunës kundër Ikaros Kallithea i riu ndjeu
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë