Kris Jenner bëri një njoftim të rëndësishëm ditën e enjte. Ajo tha se do të kandidojë për Presidente të SHBA-ve!
Ylli i reality show i “The Kardashian” ka publikuar një video në TikTok ku ndan këtë lajm, së bashku me një portret zyrtar të fushatës dhe muzikë presidenciale.
Jenner shkroi në postimin e saj: “Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …”.
Megjithatë, për çdo kritikues të familjes Kardashian, i themi që duhet të qetësohet pasi e gjitha ishte një shaka nga ana e Kris Jenner.
Ajo iu bashkua trendit viral #Krissed.
Kris e ka përdorur këtë trend duke bërë së fundmi edhe një shaka për të gjithë.
Megjithatë nuk do të ishte e çuditshme nëse Kris do të kandidonte vërtetë për Presidente të SHBA-ve.
Në fund të fundit, kujtojmë që reperi Kanye “Ye” West kandidoi për President në vitin 2020.
Ndoshta familja Kardashian-Jenner ka aspirata lidhur me politikën.
Kris Jenner grumbullon plot 2.2 milionë ndjekës në TikTok dhe videoja e saj e fundit- pra videoja e “kandidimit për Presidente”- ka marrë plot 21,9 milionë shikime.
Së fundmi, Kris Jenner është pyetur nga e bija Khloé Kardashian lidhur me romancën e saj prej kohësh me Corey Gamble. Khloé e ka ngacmuar duke e pyetur nëse ajo është martuar në fshehtësi. Mirëpo Kris iu përgjigj duke thënë: “Jo, nuk jam martuar në fshehtësi”.
Kris Jenner