Yli i televizionit reality, Kris Jenner, ka njoftuar se do t’i heqë vezoret pasi iu zbulua një tumor.
“Doja t’ju tregoja diçka… Shkova te doktori dhe bëra kontrolli”, u tha 68-vjeçarja Jenner e përlotur vajzave të saj të famshme në edicionin e së enjtes në “The Kardashians”.
“Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time”, shtoi ajo.
“Dr. A tha se duhet të më hiqen vezoret dhe jam e emocionuar për këtë. Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi dhe aty u rritën, në barkun tim. Pra, ky është një vend shumë i shenjtë për mua”.
Fëmijët e saj të rritur ofruan fjalë mbështetjeje.
“Të bësh një operacion dhe të heqësh vezoret është një punë vërtet e madhe”, tha Kim Kardashian. “As nuk mund ta imagjinoj të isha në atë situatë dhe se si do të ndihesha vërtet e frikësuar”.
Kourtney Kardashian shtoi: “Unë e kuptoj plotësisht se si ndihet nëna ime, sepse unë do të ndihesha në të njëjtën mënyrë”.
Burimi: botasot.info