Kriptomonedhat bien gjatë fundjavës ndërsa administrata Trump dërgon sinjale të paqarta për tarifat

April 14, 2025
1 minut lexim

Bitcoin ra me 2 përqind ditën e Dielë ndërsa asetet dixhitale po përpiqen të rikuperojnë përballë sinjaleve të paqarta të politikës tregtare të Uashingtonit me Kinën.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë ra në 83,482 dollarë gjatë orëve të para të tregtimit në Azi duke humbur kështu fitimet e gjeneruara javën e kaluar.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ra nën 1,600 dollarë ndërsa altcoin-et patën rezultate të ndryshme sipas të dhënave të CoinGecko.

Rënia erdhi pas një fundjave tjetër turbullirash nga administrata Trump, nëse pajisjet elektronike prodhuar në Kinë, përfshirë smartfonët, gjysmëpërçuesit dhe laptopët do të përballen me tarifa të reja.

Mbrëmjen e së Dielës Trump postoi në rrjetin social Truth duke qartësuar se pajisjet elektronike ishin përjashtuar nga regjimi tarifor 10 përqind ndërsa të njëjtat produkte do të mbeteshen subjekt i një takse 20 përqind.

“ASKUSH nuk do të shpëtojë për bilancet e padrejta tregtare dhe barrierat tarifore jomonetare, që vendet e tjera kanë përdorur kundër nesh, veçanërisht Kina, e cila, deri tani, na trajton më keq!” ka shkruar Trump. “Nuk kishte asnjë ‘përjashtim’ tarifor të shpallur të premten.”

Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick gjatë fundjavës tha se tarifa të veçanta do të vendosen mbi pajisjet elektronike në dy muajt e ardhshëm.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Rashiq: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiqit ishin të shantazhuar

Story i radhës

Ardit Tahiri shpallet ‘Ylli i Javës’ në Albi Mall Superligë

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
sqmken
ShkoLartë