kriptomonedha meme e trump rritet pas njoftimit per nje darke me presidentin amerikan 680a09c397221

Kriptomonedha meme e Trump rritet pas njoftimit për një darkë me presidentin Amerikan

April 24, 2025
1 minut lexim

Kriptomonedha meme e presidentit Amerikan Donald Trump u rrit me 60 përqind ditën e Mërkure pas një ftese për 220 blerësit më të mëdhenj të $TRUMP në një darkë gala me presidentin më 22 Maj.

Përveç darkës në Trump National Golf Club në Washington D.C., 25 mbajtësit më të mëdhenj do të takohen ekskluzivisht me presidentin si dhe të përfitojnë një tur të veçantë.

Postimi në uebsajt që promovon $TRUMP është iniciatiava më e fundit për kriptomonedhat ndërmarrë nga Trump dhe familja e tij.

Familja Trump ka në pronësi edhe një bursë të re kripto, World Liberty Financial, si dhe akses në financat kripto përmes Trump Media & Technology Group, kompania e medias sociale ku presidenti ka aksione me vlerë 3 miliardë dollarë.

Trump ka premtuar të bëhet presidenti i parë kripto i Amerikës dhe administrata ka vepruar me shpejtësi për të krijuar një ambient më të ngrohtë rregullator ndaj tyre.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

fetoshi per viziten e patriarkut serb ne moske i derguar special i vuciqit 680a06f21e372
Story i mëparshëm

Fetoshi për vizitën e patriarkut serb në Moskë: I dërguar special i Vuçiqit

luzha te motivuar maksimalisht per sukses ne garen per kupe te kosoves 680a0a7ad6e60
Story i radhës

Luzha: Të motivuar maksimalisht për sukses në garën për Kupë të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë