Kriptoasetet janë kërcënim për stabilitetin financiar thotë një autoritet botëror

February 17, 2022
1 minut lexim

Boomi i tregut të kriptoaseteve mund të përbëjë një kërcënim serioz për stabilitetin financiar nëse rregullatorët nuk ndërmarrin hapat e nevojshme tha një autoritet financiar global.

Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB), i cili monitoron autoritetet financiare në 24 vende të botës, është i shqetësuar për shtrirjen dhe problemet strukturore të tregjeve të kriptoaseteve.

Autoriteti beson se ka potencialin për të shkaktuar probleme në ekonominë globale.

“Edhe pse shtrirja dhe natyre e kriptoaseteve varion në vende të ndryshme të botës, rreziqet e stabilitetit financiar mund të përshkallëzohen në çdo moment,” tha FSB me seli në Zvicër.

Sipas raportimeve më të fundit, tregu i kriptoaseteve u rrit me 3.5 herë në 2021 me një vlerë prej 2.6 trilionë dollarë.

Një shqetësim i veçantë i FSB është struktura e stablecoins, të cilët lënë konsumatorët vulnerabël ndaj rreziqeve financiare.

FSB nuk ka autoritet rregullator mbi vendet por thjesht monitoron sistemet financiare dhe këshillon për ndërtimin e politikave dhe praktikave më të mira financiare. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Pavarësia e Kosovës, triumf i një kauze të drejtë kombëtare

Story i radhës

Shpallja e pavarësisë së Kosovës: – Pse ne shqiptarët jemi gjithnjë të vonuar?!

Të fundit nga

ShkoLartë