Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës.
Atje ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Për shkak të një konflikti familjar, i cili dyshohet të ketë ardhur pas divorcit të çiftit, Pjetri ka vrarë brenda banesës së tyre, në fshatin Grykë Zezë, atë e bir.
Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti të çastit ai nxori armën dhe vrau babë e bir.
Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, periudhë e cila është shoqëruar me konflikte të vazhdueshme.