Krimi makabër që tronditi sot Elbasanin, zbardhet dinamika e ngjarjes

min lexim

Zbardhet dinamika e krimit të rëndë në familje që tronditi Elbasan në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Mësohet se Jetlira Elezi, 37-vjeç ka humbur jetën vend pasi u godit me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici.

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit.

Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.

Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se gruaja kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë.

Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

Ndërkoha dy fëmijët e autorit jetonin me ish-bashkëshorten e tij. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Elezi dhe Mici ishin të dy në punë. Ajo ishte e punësuar në një fast food ndërsa 37-vjeçari merrej me gipse.

Prej orëve të para të mëngjesit policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u arratis pas krimit të rëndë ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri spanjoll në Serbi, përsërit qëndrimin kundër Kosovës

Story i radhës

Pas 56 vitesh, Bob Dylan lirohet nga akuzat për abuzim seksual

Të fundit nga