Iljaz Haxhiaj është zgjedhur kreu i SHRFF.
Edhe pse anëtarët e kësaj shoqate i kërkuan FSHF-së transparencë për listën e delegatëve, procesi ka vazhduar normalisht dhe në total kanë votuar 23 persona. Në total duhet të ishin 34 persona por sipas informacioneve thuhet se 11 personat e tjerë kanë munguar prej presioneve.
Paraditen e sotme 7 anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier i bënë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.
Shoqata Rajonale e Futbollit të Fierit i cilëson të manipuluara zgjedhjet që po bëhen për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një deklarate publike, drejtuesit e futbollit në rajonin e Fierit dalin në mbështetje të kërkesave të Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar institucionit më të lartë të futbollit shqiptar që të bëjnë transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj procedurale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.
“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;
Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;
Deklarojmë: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar”.