Krijimi i Shtetit të Bektashinjve, reagon Bamir Topi: E çuditshme, para se të kishte një jehonë botërore duhet të…

min lexim

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar një nga lajmet që po bujë së fundmi, siç është krijimi i një shteti bektashi në vend.

Në emisionin Dekalog, Topi vlerësoi faktin që ky lajm ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare si New York Times, por gjithashtu shprehu rezervat e tij për faktin që duhej të ishte diskutuar.

Roland Qafoku: Zoti President, cili është mendimi juaj për themelimin e një shteti të ri në botë i cili do jetë brenda Tiranës me emrin Urdhri i Kryegjyshatës Botërore?

Bamir Topi: Lajmi është shumë interesant, është surprizë dhe në këto momente nuk kam fakultetin për të analizuar një lajm që vjen në mënyrë shumë të çuditshme.

Vjen nga prestigjiozja New York Times dhe vjen për një situatë që shqiptarët nuk e dinë. Madje dhe ne që merremi me politikë nuk e kishim idenë. Problemin nuk e shtroj në sensin për të dhënë një pëlqim ose jo.

Ngjarje dhe ndryshime të kësaj natyre nuk mund të jenë monopol i një individi. Para se të ketë një jehonë botërore duhet të ezaurohet në vendin tënd. Kritika ime e fortë është që këto gjëra mendohen, shihen nëpër ëndrra, implementohen, vetëm në vullnetin e një njeriu.

Roland Qafoku: E keni fjalën për zotin Rama?

Bamir Topi: Absolutisht! Duhet që gjërat të ezaurohen në mënyrën e tyre më normale. Sipas mendimit tim këto janë çështje që shkojnë vetëm në referendum!

Story i mëparshëm

Sabri Hashani, Afrim Abazi, Zahir Shabani e Gani Heta, foto e rrallë e gjeneratës së sakrificës

Story i radhës

Mickoski i përgjigjet Spiropalit: Unë e respektoj gjuhën shqipe!

Të fundit nga