Kreu i YSK-së Yener: Erdoğan është në epërsi me 49,40 për qind të votave

May 15, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK) Ahmet Yener tha se, sipas të dhënave të mbledhura deri në orën 09:45 me kohën lokale (08:45 CET), presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdoğan ka grumbulluar 49,40 për qind të votave, kurse kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu 44,96 për qind të votave, raporton Anatolu.

Në fjalimin e tij para gazetarëve, Yener prezantoi të dhënat më të fundit për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura të dielën.

“Nga gjithsej 192.214 kuti votimi në vend, deri në orën 09:45 janë hapur 192.187, që është rreth 99 për qind. Aktualisht në vend nuk janë hapur 27 kuti. Nga 9.594 kuti jashtë vendit, deri më tani janë hapur 8.065. Nga kutitë jashtë vendit nuk janë hapur ende 1.529 kuti votimi, kurse deri më tani 84,06 për qind e kutive jashtë vendit janë hapur”, tha Yener.

“Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 09:45, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar 49,40 për qind të votave, Kemal Kılıçdaroğlu 44,96 për qind, Sinan Ogan 5,2 për qind dhe Muharrem İnce 0,44 për qind.

Qytetarët e Türkiyes votuan në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare të dielën, duke zgjedhur midis tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për përbërjen e re të Asamblesë së Madhe Kombëtare, e cila ka gjithsej 600 vende.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovacevski: Ndërtimi i korridoreve ka nisur dhe nuk do të ndalet

Story i radhës

Mevlan Zeka “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë