Kreu i OKB-së, Guterres: Njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës

December 8, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka tërhequr vëmendjen mbi dëmin që njerëzimi po i shkakton mjedisit.

Në një fjalim në Konferencën e OKB-së për Biodiversitetin (COP15) që mbahet në qytetin Montreal të Kanadasë, Guterres tha se njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës dhe ka krijuar “kaos” me mjetet e shkatërrimit dhe se tashmë vendet duhet të “bëjnë paqe” me natyrën.

“Toka, uji dhe ajri po helmohen me kimikate, ilaçe për insekte (pesticide) dhe plastikë”, tha Guterres i cili akuzoi kompanitë shumëkombëshe se po dëmtojnë të bekuarat e botës teksa fitojnë të ardhura.

“Njerëzimi është bërë një armë e madhe e shkatërrimit masiv me ambicien e pafundme për rritje ekonomike të pakontrolluar dhe disproporcionale. Po eliminojmë veten tonë duke e trajtuar natyrën si një letër higjienike”, tha kreu i OKB-së.

Ai tha se shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit shkakton kosto të madhe humanitare. “Këtë kosto e masim me papunësinë, urinë, sëmundjet dhe vdekjet. Me shkatërrimin e ekosistemit parashikohet që humbjet vjetore deri në vitin 2030 të jenë 3 trilionë dollarë. Ndërkohë na presin çmime shumë më të larta për ujin, ushqimin dhe energjinë”, tha Guterres.

Pasi njoftoi se kjo konferencë është “shansi i fundit” për të ndalur shkatërrimin, Guterres shtoi se “Duhet të shmangemi nga justifikimet dhe zvarritjet. Duhet të mbahen edhe premtimet e dhëna”.

Guterres u bëri thirrje qeverive që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare të guximshme në luftën me biodiversitetin.

Konferenca e parë e cila njihet edhe si COP15 u mbajt vitin e kaluar në Kinë.

Konferenca në të cilën marrin pjesë mbi 17 mijë pjesëmarrës dhe 900 media do të vazhdojë deri më 19 dhjetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A është droni i ri i Ukrainës një ‘ndryshim i lojës’ në luftën e saj kundër Rusisë?

Story i radhës

Horoskopi ditor, e enjte 8 dhjetor 2022

Të fundit nga

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë