Kreu i Kuvendit, Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale

February 13, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Jovan Mitreski, nesër (e mërkurë, 14 shkurt) do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, ndërsa është duke u konsultuar me shërbimet nëse në të njëjtën kohë do të shpallen edhe zgjedhjet parlamentare të cilat duhet të mbahen më 8 maj.

Në një intervistë për MIA, ai thotë se nëse nuk shpallen zgjedhjet në të njëjtën kohë, sigurisht që do të respektonte afatet kushtetuese, që janë 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 14 shkurt sepse është detyrimi im kushtetues, detyrim që buron nga Kushtetuta. Në Kushtetutë shkruhet nga 70 deri në 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Në fakt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli, që do të thotë se 70 ditë më parë i bie 14 shkurt dhe më pas do të shpallen zgjedhjet presidenciale”, tha Mitreski.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tarvari: Mersim Maksuti i bashkohet ASH-së

Story i radhës

I vuri flakën djalit të dajës dhe kreu marrëdhënie me kushërirën – detaje tronditëse nga e kaluara e Altin Çokut

Të fundit nga

ShkoLartë