Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës thotë deri në fund të tetorit do të çlirojnë rajonin e Khersonit

October 29, 2022
1 minut lexim

Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase Kyrylo Budanov, është zotuar se deri në fund të nëntorit do të çlirojnë tërë rajonin e Khersonit.

Ai këtë zotim e bëri duke u bazuar nga të dhënat në terren, ku ushtria ukrainase po korr suksese në këtë rajon – duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë pozicione që i kishin zënë kohë më parë.

Në anën tjetër luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve po vazhdojnë, e sot në Krimenë e aneksuar janë sulmuar objektivat ushtarake të Moskës me dronët kamikazë.

Ndërkaq Kremlini vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos publikohen në rrjetet sociale fotografi nga bazat ushtarake, fotografi këto të cilat po përfundojnë në duart e ukrainasve që më pas po i analizojnë dhe po arrijnë t’i lokalizojnë.

Rezultati i kësaj është i tmerrshëm për rusët, pasi ukrainasit po i godasin me artileri duke i bërë shkrumb e hi shumë depo të municionit e mjete të rënda ushtarake. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MASH me kursimin e energjisë elektrike prej 35 për qind

Story i radhës

Gashi prezanton propozimin e Alternativës: Amandament kushtetues për luftimin e korrupsionit

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë