kreu i gjkko media partner i rendesishem ne forcimin e transparences dhe besimit publik 6a01a2d314138

Kreu i GJKKO: Media, partner i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit publik!

May 11, 2026
1 minut lexim

Në përurimin e ambienteve të reja të GJKKO, kryetari në detyrë i këtij institucioni, Erion Bani deklaroi se media është partner i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit publik.

Ai tha se një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale.

Bani deklaroi se pasuritë e sekuestruara, që janë krijuar në mënyrë të paligjshme, përdoren për qëllime të dobishme publike, ndërsa theksoi se në këtë rast qytetarit marrin dy mesazhe: E para shteti është i aftë të godasë përfitimin e paligjshëm dhe së dyti shteti është i aftë ta kthejë atë vlerë në shërbim për shoqërinë.

Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet. Transparenca nuk është detyrim formal, por pjesë e kulturës institucionale të gjykatës. Media është partner i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit publik. Siguria dhe dinjiteti në procesin gjyqësor nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë. Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme nuk mbetet në duart e krimit, por i kthehet shoqërisë në shërbim publik. Ky investim tregon se shteti i së drejtës di ta kthejë paligjshmërinë në vlerë publike. Ky transformim është fillimi i një standardi të ri, jo fundi i një projekti. Drejtësia matet me mënyrën se si qytetari pritet, dëgjohet dhe trajtohet.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

helen fraser deshmon ne gjykimin ndaj thacit dhe tjereve kunder administrimit te drejtesise 6a01a27ba3e8b
Lajmi i mëparshëm

Helen Fraser dëshmon në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

schmidt jep doreheqje nga posti i perfaqesuesit te larte ne bosnje dhe hercegovine 6a01a32370a53
Lajmi i radhës

Schmidt jep dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë

Të fundit nga

Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit

Evropa Jugore dhe Perëndimore po vijojnë të përballet me një valë intensive të të nxehtit edhe këtë fundjave, ndërsa temperaturat ekstreme po thyejnë rekorde sezonale dhe po vënë në alarm autoritetet në
ShkoLartë