Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri tha gjatë tubimit të organizuar nga opozita se të rinjtë po protestojnë kundër censurës. “Me 12 maj do mbyllim serialin me pullë të kuqe sy m’sy”.
“Duhet të heqim lugatin nga televizioni që i del çdo fëmije shqiptar”, tha kreu i FRPD.
Darm-Arzt fleht: Bei Blähbauch oder träger Verdauung das machenDarmschutz Ratgeber
Besart Xhaferri: Edi Rama veten e tij e ndjen në 2030, e ndejn veten kryeministër të 2030. Ta mbyllte në 12 maj, por nuk e mbyll me 12 maj. Sepse qeveria e tij është mbyllur që tani dhe do ti japi oksigjen propagandës së Endri Fugës, mendimit të tij gëbelsian dhe gjithçka që ai do të kontrollojë. Kontrollon mediat, e dimë që të gjithë. Kemi analistë të pavarur në listën e tij të mbyllur. Ja këto janë mediat shqiptare. Kontrollon biznesmenët e dimë të gjithë. I ke prapë në listat e tij të mbyllura. Kontrollon rininë e pavarur. Aty i ke edhe ata. Kontrollon edhe krimin. Brenda listës së tij i ke po ashtu. Po një kërkesë kam unë patjetër për Partinë Demokratike. Me 12 maj do mbyllim serialin me pullë të kuqe sy m’sy. Duhet të heqim lugatin nga televizioni që i del çdo fëmije shqiptar. Ta heqim Edi Ramën dhe ta bëjmë non grata të çdo platforme sepse vetëm ai do ti kontrollojë ato. Dhe thirrja ime është, nga sot e tutje asnjë sekondë pushim. Ne do jemi fitimtarë, ata janë humbësit e vërtetë. Ata do jenë humbësit e 12 majit.
Burimi: botasot.info