Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sonte qëndroi në Ulqin, me çrast takoi kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Ganiu ditë më parë përgëzoi kryeministrin e ri Abazoviç, vizioni i të cilit për rajonin është aq i qartë dhe progresiv.
Ndryshe parlamenti i Malit të Zi të enjten zgjodhi Abazoviqin kryeministër të vendit.
Zgjedhja e Dritan Abazovic në krye të qeverisë konsiderohet një ngjarje historike pasi për herë të parë në këtë post zgjidhet një shqiptar.