Bashkësia Fetare Islame siguron se në kuadër të këtij institucioni fetar ka sektore që merren me xhamitë dhe rinovimin e tyre. Prioritet mbetet rinovimi I Xhamisë së Prilepit, por nuk anashkalohen edhe xhamitë tjera.
Klan M solli reportazhin e xhamisë së Mehmed Agës, në fshatit Llozovë të Prilepit, nga rrënojat e së cilës ka mbetur vetëm minarja.
Të pyetur nga Klan M, nga Bashkësia Fetare Islame thanë se në kuadër të këtij institucioni ekziston një sektor që merret me cështjen e xhamive dhe rinovimit të tyre. Por, duket se prioritet për BFI-në mbetet Xhamia në qendër të Prilepit.
“Edhe ne vazhdojmë trendin që ajo xhami të rindërtohet nga institucionet shtetërore, tani me projektin e kemi gati por duhet të flasim për kushte të tjera që bëhen për ta rinovuar apo rindërtuar atë xhami sepse i përket një monumenti historik të Perandorisë Osmanë që është në dobi të të gjithëve, pavarësisht besimit të kujt i përkasin.” – deklaroi Shaqir ef.Fetahu, kryetar i BFI-së
Sipas historianit të artit Behixhudin Shehapi, xhamia e fshatit Llozove dhe në veçanti minarja është objekt i lashtë dhe sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës, xhamitë apo objektet fetare edhe nëse ndodhen në vende ku nuk jetojnë popullatë e asaj feje, nuk duhet të diskriminohen dhe duhet të mbrohen. /KlanMacedonia/